Ai është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar dhe jo më kot është cilësuar si “mbreti i muzikës tallava”. Bëhet fjalë pikërisht për Muharrem Ahmetin i cili siç duket është duke kaluar disa momente të vështira.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar lajme se këngëtari ka pësuar një atak në zemër. Ndërkohë, lidhur me këtë ka reaguar edhe miku i tij.
Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se Muharremi ndodhet në spital dhe ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore.
“Përshëndetje të gjithëve shokëve, kolegëve të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti është në pamundësi ti përgjigjet çdo njeriut prej jush kam mbi 700 telefonata. Vërtet ka kaluar një gjendje të rëndë shëndëtsore por është gjallë. I lutem të gjithë atyre që postojnë gjëra jo të vërteta ti fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë.Me respekt Kristi”- shkruan Kristian Xhaferaj në profilin e tij në Facebook.