INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari më i dashur shqiptar rrëfen historinë e dhimbshme: Lutesha të vdisja i pari [FOTO]

Këngëtari më i dashur shqiptar rrëfen historinë e dhimbshme: Lutesha të vdisja i pari [FOTO]

Publikuar më: 14:12 19-10-2018

Është një prej këngëtarëve më të dashur e të vlerësuar shqipëtarë.

Prej vitesh tashmë Mentor Haziri ka zënë vendin në skenën shqiptare si një prej artistëve më të mirë që gjithmonë sjell për publikun muzikë mjaft të mire dhe këngë që gjtihmonë mbajnë një mesazh.
Por duket se familja e këngëtarit është përballur me vështirësi si shumë familje të tjera kosovare gjatë luftës me Serbinë.

I ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, ai tregoi momentet e vështira që ka kaluar ai dhe familja e tij.

Haziri tha se ushtarët serbë kishin rrethuar 500 persona në një mal për t’i ekzekutuar dhe se në ato momente, ai lutej të vdiste i pari që të mos shihte atë që mund të ndodhte me të dashurit e tij.

“Në kohën e luftës kur flluan bombardimet, ne ikëm në një fshat në Kosovë dhe 2 javë më vonë filluan të na sulmojnë forcat serbe. Në orën 08:00 të mëngjesit kemi dalë 500 veta në mal dhe aty na kanë kapur të gjithëve, na kanë mbajtur disa orë dhe na kanë plaçkitur. Më pas, na vunë në rend për të na vrarë, ndanë burrat veç dhe gratë veç dhe prisnin urdhër për të na vrarë. Është histori shumë e dhimbshme. Në ato momente ajo çfarë mendon një njeri është që të vdesë i pari, që të mos shohë se çfarë do të ndodhë. Lutesha të vdisja i pari. Por 500 veta nuk mundën të na vrasin, sepse do të ishte masakër e madhe, nuk morën urdhër për të na vrarë. Na nxorën në autostradë dhe aty unë jam ndarë nga familja ime. Mua më kanë ngritur në tren dhe kam qëndruar për një muaj në Maqedoni dhe kam punuar për refugjatë të tjerë. Deri kur është çliruar Kosova nuk kam patur asnjë kontakt me familjen time dhe nuk kam ditur asgjë për ta”, tregoi këngëtari.

mentor_haziri.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039758682250977