INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari shqiptar duhet të bëjë këtë gjë që Dojna Mema të martohet me të!

Këngëtari shqiptar duhet të bëjë këtë gjë që Dojna Mema të martohet me të!

Publikuar më: 11:33 26-02-2021

Që pas bërjes publike të lidhjes së saj me këngëtarin Vlashent Sata, moderatorja Dojna Mema është kthyer në një nga emrat më të lakuar të ekranit. Dyshja, ndan shpesh momente nga përditshmëria e tyre në rrjetet sociale me ndjekësit.

Ndërsa së fundmi, Dojna ndau një intervistë të shkurtër në InstaStoryn e saj, ku u përball më pyetje të ndryshme nga ndjekësit, dhe, sigurisht, që nuk i shpëtoi dot ‘kureshtisë’ së tyre.

Një nga ndjekësit e pyeti: “Kur e ke në plan të martohesh?”

“Për momentin nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri.

Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me covid dhe kohërat që po jetojmë, s’më duket aspak momenti.

Pastaj, jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im”,- u përgjigj Dojna.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051