Këngët e reja sidomos ato që flasin me nota nostalgjie për dashurinë shpesh e bëjnë publikun të dyshojë se mos ndoshta është një histori personale e këngëtarit në fjalë.
Ka raste që është pikërisht ashtu, ndonjëherë tekstet dhe kënga janë pikërisht pasqyrimi i gjendjes emocionale dhe shpirtit të vrarë të autorit.
Edhe këngëtarit Seven Saraçi i ka ndodhur që të shkruajë këngë për ndjenjat.
Në intervistën “10-të gjërat që si dini” në Prive, Seven është shprehur se çdo këngë të dhimbshme që e ka shkruar deri tani ia ka dedikuar dikujt që e ka dashur shumë dhe që ia ka thyer zemrën.
Bëni mirë që dyshoni! Ndonjëherë këngëtarët flasin me art për zemrat e thyera.