22 gushti është me të vërtetë ditë e veçantë për të!
Ai gëzon simpatinë e shumë fansave dhe gjithmonë na ka dhuruar këngë të bukura me shumë kuptim. Bëhet fjalë për Vedat Ademin i cili feston sot 35 vjetorin e lindjes. Vetëm se ndryshe nga të tjerët, veç ditëlindjes Vedati ka një arsye më shumë për të festuar.
E teksa kanë qenë të shumta urimet për të nga miqtë, kolegët dhe familjarët, ajo çka e ka gëzuar më së tepërmi këngëtarin Vedat Ademi është lajmi së bashkëshortja e tij pret të sjellë në jetë fëmijën e tij të dytë. Këtë lajm të ëmbël, Vedati e ka ndarë më ndjekësit e tij në instagram, ku ka hedhur edhe një foto ku duket barku i Dorelës.
Krahas fotove ai shkruan: ‘’Faleminderit, për urimet,jam falenderues që e festoj ditëlindjen në pritjen e djalit të dytë. Faleminderit familjes time, në vecanti prindërve të mi që më rritën me shumë dashuri. Faleminderit shume @dorelaademi për surprizën shumëëë të vecantë. Mbi të gjitha faleminderit Zotit që na jep jetë që të gëzojmë dhe festojmë. Përqafime pafund për të gjithë”.