INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari SHQIPTAR maskohet si lyps, por nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur në rrugët e Tiranës [FOTO]

Këngëtari SHQIPTAR maskohet si lyps, por nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur në rrugët e Tiranës [FOTO]

Publikuar më: 18:03 18-10-2018

Këngëtari i njohur shqiptar ka bërë një eksperiment social në rrugët e Tiranës pasi është kamufluar si një endacak i veshur me rroba të vjetra.

Bëhet fjalë për Besmir Sulaj, i cili është endur në rrugët e kryeqytetit, për të parë se si do ta trajtonin njerëzit dhe se si do të ishte jeta e tij gjatë këtyre ditëve.

I veshur me rroba të grisura dhe të vjetra Besmir Sulaj tregoi në “Wake Up” se ai është shtangur nga reagimet aspak të mira të njerëzve. Besmiri ka rrëfyer se njerëzit e kanë parë atë si një të pashpresë dhe gjatë gjithë kohës largoheshin prej tij.

LASGJ.jpg

 

“Kishte nga ata që më ofenduan, më shihnin me arrogancë ose ishin indiferentë", tregoi ai. Ndërsa ndryshe nga njerëzit në rrugë që nuk i erdhën në ndihmë, ai ka mbetur i habitur nga ndihma që lypsët e tjerë i dhanë.

“Kam takuar shumë lypsa të tjerë. Vura re që ata brenda komunitetit kishin një ndihmesë për njëri tjetrin. Më pyetën a isha i ri në rrugë më thanë a kisha nevojë për të ngrënë. Ai donte të hiqte bukën e vetë për të ma dhënë mua”, tregoi Sulaj për emisionin.

jkh.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105