INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari shqiptar na rrëfen për raportin me bashkëshorten në përvjetorin e 10-të të martesës...

Këngëtari shqiptar na rrëfen për raportin me bashkëshorten në përvjetorin e 10-të të martesës...

Publikuar më: 15:31 10-12-2017

Ata kremtojnë sot 10 vjetorin e dashurisë që i mban të lidhur

E kemi fjalën për këngëtarin Gena, i cili është i martuar me Loretën, ku kjo e fundit përveçse është bashkëshortja është edhe menaxherja e tij.

I ftuar në Prive, Gena ka folur për marrëdhënien e tij me bashkëshorten “Unë me Loretën kemi 10 vjet dashuri dhe shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Loreta është në çdo moment në aktivitetet dhe koncertet e mia, pra sëhët krahu im i djathë”, është shprehur Gena.

Ndërsa e ftuar ishte edhe Loreta, e cila tregoi se si është njohur me Genën.

“Ne jemi njohur rastësisht, unë në atë kohë unë jetoja në Greqi, por duhej të kthehesha në Tiranë për të bërë disa dokumente.

Në një mbrëmje shokët dhe shoqet më thonin të dilnim të shkonim diku. Miqtë e mi më çuan te lokali ku këndonte Gena në atë kohë. Mund të them që ishte dashuri me shikim të parë.

Sapo e pashë më pëlqeu edhe mënyra se si ai këndonte”, është shprehur Loreta.

Article Logic
Execution time: 0.0037579536437988