Ai është baba i dy fëmijëve.
Edhe pse mundohet ta mbajë jetën private sa më larg syve kureshtarë , të qënit person publik e bën të pamundur këtë.
Këngëtari Kastro është baba i dy fëmijëve, me nëna të ndryshme. Mbrëmjen e kaluar ai u bë nostalgjik duke u rikthyer pas në kohë. Kastro publikoi fotot e djalit dhe vajzës, pak ditë pasi kishin lindur.
Por foton me vogëlushen, ai e fshiu menjëherë. Mediat e tjera nisën të shkruanin se këngëtari ishte bërë baba për herë të tretë, por ajo foto mund të ketë qenë thjeshtë një throwback.
Ende nuk dihet arsyeja pse u pendua dhe e fshiu foton megjithatë kjo nuk është hera e parë që Kastro bën diçka të tillë.