INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari SHQIPTAR që ishte në sallën e ''Grammys'': ''Qava kur fitoi Dua Lipa, por më ka injoruar!'' [FOTO]

Këngëtari SHQIPTAR që ishte në sallën e ''Grammys'': ''Qava kur fitoi Dua Lipa, por më ka injoruar!'' [FOTO]

Publikuar më: 11:49 13-02-2019

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, bëri historinë duke fituar dy çmime “Grammy”, në dy kategoritë e vetme në të cilat ishte e nominuar. Mbrëmja më e madhe muzikore e vitit i ka dhënë asaj çmimin “Artistja e re më e mirë”, si dhe çmimin “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Silk City.

Dua është ndjerë tejet e emocionuar në momentin kur ka marrë këtë çmim, teksa këtë gjë e vërtetoi edhe para fjalimit prekës që mbajti para miliona spektatorëve. Mirëpo pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve ka qenë edhe artisti Durim Morina, i njohur me emrin e artit Mirud.

I pyetur nga ndjekësit nëse ishte krenare për fitoret e këngëtaes shqiptare, ai u përgjigj:

“Normalisht që po. Kam bërtitur me aq fuqi sa kisha dhe lot më dolën nga gëzimi që fitoi, Dua Lipa”.

da.jpg

 

Ndërsa një tjetër ndjekës e pyeti nëse e ka takuar Duan, apo ajo e injoroi dhe këngëtari u përgjigj kështu:

“Kam folur me Duan disa herë. Por për sa kohë që nuk jam aq i famshëm, ajo do të më injorojë”.

spok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249