Kjo shaka mesa duket e ka vendosur këngëtarin në siklet, por gjithsesi është për tu thënë që ishte një shaka shumë interesante.
Bëhet fjalë për këngëtarin Lindi Islami, ai ka performuar dje në “Kënga Magjike”, ku është përballur me një surprizë jo dhe aq të këndshme.
Para se të këndonte Arditi i kërkoi atij të shkonte tek zyra e tij. Po çfarë të shikonte aty? Rrobat dhe çorapet e Lindit të shpërndara gjithandej. Ndërsa Arditi i kërkoi Lindit që t’i paloste një nga një e t’i fuste në valixhe, e pyeti se si reagon Venera sa herë që ai e lë kështu shtëpinë.
“Më thotë sa mirë që më le ca punë, se s’kam ca bëj gjithë ditën”, – tha ai i zënë ngushtë.
Ndërsa për çorapet, problemi i tij i madh, me të cilin grindet me Venerën, Lindi thotë se i lë gjithmonë në tokë.
“Po ku t’i lë tjetër?” – pyet ai i ndier në faj.
Kjo lojë i është organizuar Lindit nga Venera, e cila është pjesë e jurisë së “Kënga Magjike”. Prej disa kohësh çifti ka hyrë në shtëpinë e tyre të re, por është përballuar me një problem për të cilin zihen gjithmonë. Venera, një maniake e rregullit dhe e pastërtisë, ndërsa Lindi krejt e kundërta e saj. Rrobat e tij mund t’i gjesh gjithandej nëpër shtëpi. Por që kjo situatë të ndryshojë, meqë i erdhi rasti.
Mesa duket vajza nuk e paskemi vetëm ne këtë problem, kështu qenkan të gjithë meshkujt.