INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari shqiptar, sërish pjesë e Sanremos 2018, këtë herë me një bashkëpunim… [FOTO]

Këngëtari shqiptar, sërish pjesë e Sanremos 2018, këtë herë me një bashkëpunim… [FOTO]

Publikuar më: 19:57 26-01-2018

“Kënga jonë është një rebelim i njerëzimit ndaj frikës së terrorizmit”, - kanë deklaruar dy këngëtarët.

Kantautori shqiptar po korr sukses të madh vitet e fundit. Talenti i tij po e shpërblen dhe bëhet fjalë për Ermal Metën, i cili do të marrë pjesë për të tretin vit rradhazi në Festivalin e Sanremos.

Ai ka prezantuar trailerin e këngës në profilin e tij në Facebook; bëhet fjalë për një duet me një këngëtar shumë të njohur italian siç është Fabrizio Moro. Titulli i këngës është “Non mi avete fatto niente” (Nuk më keni bërë asgjë) dhe ka një tematikë mjaft interesante dhe aktuale. Ajo flet për frikën ndaj terrorizmit dhe përcjell disa mesazhe mjaft goditëse.

Ermal Meta në vitin 2015 u prezantua në Sanremo në garën e të rinjve me këngën “Odio le favole” (Urrej përrallat) ku u klasifikua në vend të tretë, ndërsa në vitin 2016 garoi në kategorinë “Big” me këngën “Vietato di morire” (E ndaluar të vdesësh), duke fituar çmimin e kritikës “Mia Martini”.

ermali-1_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438