I ftuar mbrëmë në emision, ai bëri rrëfimin që i shokoi të gjithë.
Teksa ishte i pranishëm në emisionin ‘Zonë e lirë’, këngëtari Marsel Ademi po promovonte këngën e tij të re. Por biseda mori tjetër rrjedhë kur u përmend këngëtari tjetër, Mandi i Nishtullës. Marseli bëri rrëfimin e pazakontë duke zbuluar se ai dhe Mandi ishin vëllezër binjakë por prindërit i kishin ndarë pasi atë vetë e kishin dhuruar tek daja dhe bashkëshortja e tij të cilët nuk bënin dot fëmijë. Edhe mund të tingëllojë mjafty shokues, ky ëhstë një fenomen që ndodhte shpesh në familjet shqiptare vite më parë.