INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari shqiptar u zhduk pas klipit me Shpat Kasapin, nëna e tij: Dyshoj se e ka vrarë ish e dashura [FOTO]

Këngëtari shqiptar u zhduk pas klipit me Shpat Kasapin, nëna e tij: Dyshoj se e ka vrarë ish e dashura [FOTO]

Publikuar më: 15:29 11-07-2018

Kur kanë kaluar katër vite nga zhdukja e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamza, fati i tij mbetet mister. Nëna e tij Silvana nuk ka më asnjë shpresë se i biri është gjallë, ndaj ajo i bën apel shtetit të paktën t’i gjejnë trupin e tij. Renato këndonte në lokale nate për të siguruar mbijetesën e familjes dhe dukej sikur gjërat po shkonin mirë për 21- vjeçarin, i cili sapo kishte regjistruar edhe videoklipin e tij të parë. Por, më 29 qershor të vitit 2014, pas një telefonate të bërë nga dikush, ai doli nga shtëpia dhe që atë ditë nuk u kthye më. Në atë kohë ai sapo kishte filluar të bëhej i njohur dhe kishte bërë një videoklip me Shpat Kasapin.

"Vazhdoj të shkoj thuajse çdo javë në dyert e Policisë. Dikur shkoja çdo ditë, por tashmë shpresat i kam të pakta. Sa herë që shkoja, më përcillnin me fjalët mos u mërzit se ne po punojmë për gjetjen e tij. Rreth tre vjet më parë, pas gjetjes së trupit të një të riu të dekompozuar në Babje të Librazhdit, u drejtova menjëherë në Polici, pasi dyshoja se ai mund të ishte trupi i Renit. Por Policia më tha që nuk është trupi i tij, pasi Reni kishte një dhëmballë të hequr, ndërsa trupi i dekompozuar kishte një dhëmb të vënë porcelan. Dyshoj se diçka po më fshihet.Dyshoj, se pasi u gjet ky trup i pajetë, mua më erdhi një efektiv i Policisë në shtëpi dhe më bëri analizën e ADN-së, por që përgjigje për këtë analizë asnjëherë nuk mora. Edhe një vit më parë më erdhën nga Tirana me kërkesën që kisha bërë te Krimet e Rënda. Më bënë sërish analizën, por asnjëherë në të dyja rastet nuk kam marrë përgjigje. Dyshoj se mund të jetë ajo kufoma që u gjet në Babje, por kur nuk marr një përgjigje, mendoj se diçka po më fshihet."

Ndërkohë në Polici i kanë thënë gjithmonë gjëra të ndryshme. Një vit më parë policët i kanë hedhur dyshimin se Reni mund të jetë vrarë nga Indrit Shaqja (i cili akuzohet për vrasjen e dy kunatave të moshuara në Durrës). E ëma tregon se Renato e ka njohur Indritin, kur këndonte në një lokal nate në Durrës. Megjithatë ajo thotë se policia po tallet me zemrën e një nëne pasi nuk i tregojnë të paktën se ç’ka ndodhur me djalin të cilin e ka rritur jetim." ka treguar ajo për panorama.al

auto_r11531287986.jpg

7838.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213