INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja bën deklaratën shokuese” Kam fjetur me femra eskortë, ndihesha vetëm [FOTO]

Këngëtarja bën deklaratën shokuese” Kam fjetur me femra eskortë, ndihesha vetëm [FOTO]

Publikuar më: 14:25 03-09-2018

Shpesherë deklaratat e çuditshme bëhen për të krijuar zhurmë, por nuk e dimë nëse këngëtarja në fjalë ka patur këtë qëllim. Ajo ka rëfyer para të gjithë ndjekësve në Instagram se ka fjetur me femra eskortë gjatë turneut të saj në 2014- ën, pas lançimit të albumit Sheezus. Edhe për këtë pjesë ajo do të flasë në librin e saj autobiografik me titull ‘My Thoughts Exactly’. Edhe pse libri do të publikohet më vonë, informacioni rreth tij është përhapur më shpejt. Për këtë arsye Lilly Allen është detyruar të sqarojë:

‘Atëherëëë, në librin tim unë jap detaje mbi ditët e errëta të jetës sime në epokën Sheezus. Kam fjetur me gra të eskortës gjatë turneut pasi ndihesha vetëm, e humbur dhe në kërkim të diçkaje të re. Nuk jam krenare, nuk më vjen as turp. Nuk e bëj më këtë’’

Bashkangjıtur me shkrimin artistja publikoi një mesazh që kishte marrë nga ''The Mail’’ të dielën, ku thuhej se historia do të bëhej publike për të gjithë.

''The Mail do ta publikojë dhe do ta bëjë të tingëllojë një tmerr i vërtetë. Doja thjesht t’u paralajmëroja.’’

Kjo nuk është hera e parë që artistja flet hapur rreth problemeve të saj. Në maj Allen deklaroi se kishte tradhtuar të shoqin dhe nuk kishte mundur të fitonte asnjë qindarkë.

Untitled.png

Article Logic
Execution time: 0.0018670558929443