Nëpërmjet një videoje në TikTok, siç është tashmë trendi i momentit për të treguar të rejat apo ndryshimet në jetën tënde, këngëtarja Halsey ka treguar se është bërë tullace.
Ajo ka befasuar fansat me këtë ndryshim drastik, të cilin nuk e prisnim aspak!
Për të “justifikuar” veprimin e saj, ajo shpjegoi në një postim në Twitter se kishte vendosur të mos i prekte flokët me dorë derisa t’i shihte të gjatë e të shëndetshëm.
Mirëpo, tashmë që “misioni” u përmbush dhe flokët iu rritën të gjatë e të shëndetshëm, atë e mori malli për veten e saj tullace.
“Po i rrisja për kaq shumë kohë dhe i thashë vetes që nuk do t’i prisja më derisa t’i shihja të gjata e të shëndetshme. Pastaj, kur i pashë të gjata e të shëndetshme thashë ‘janë të lezetshme, por mua më ka marrë malli për veten tullace’. Prandaj e bëra!”- shkroi ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Halsey bëhet tullace dhe duhet ta pranojmë se ky look duket i përshtatshëm për të.
“Flokët kanë qenë gjithmonë një tregues i madh i çështjeve raciste në jetën time. Eshtë një nga simbolet që tregon për sfidat e mundimshme të grave me ngjyrë. Të rruaja kokën ishte shumë e rëndësishme për mua sepse kisha nevojë t’i provoja vetes që mund ta doja njësoj edhe pasi ta kisha bërë këtë.”- ka treguar më herët këngëtarja.