Këngëtarja e njohur Ariana Grande i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë pas 9 muajsh.
Burime për ‘HollywoodLife’ bëjnë me dije se Ariana dhe i dashuri Mikey Foster kanë ndërprerë çdo kontakt pasi vendosën të ndahen.
Sakaq, mësohet se shkak për ndarjen nuk është bërë ndonjë arsye e madhe thjesht çifti nuk e kishin marrë seriozisht.
Kujtojmë që lidhja e tyre u konfirmua kur muaj më parë Ariana hodhi në treg projektin muzikor ‘Boyfriend’ në bashkëpunim me Mikey, pasi ata shfaqeshin në skena intime.