Edhe pse u bë një kohë e gjatë që u diskutua përsa i përket origjinës së saj shqiptare, ku pikërisht nga mediet rozë u zbuluar se emrin e vërtet e kishte Entela, ishte vetë bukuroshja Eleni Foureira e cila na bëri krenarë pasi e pranoi me plot gojë origjinën e saj shqiptare.
Goxha e suksesshme, në realizimin e këngëve që prezanton në publik, Eleni i ka paralajmëruar të gjithë fansat me foto të postuara në Instagram për këngën e re që do të lancojë.
“Tomame”, zbulohet të jetë titulli i këngës së re dhe s'na mbetet gjë tjetër veçse të presim që këngëtarja seksi me origjinë shqiptare të shkëlqejë përsëri.../intv.al/