Ditën e hënë do të mbahet nata gala e MTV Video Music Awards dhe mesa duket një nga këngëtaret më të sukseshme nuk do të marrë pjesë.
Bëhet fjalë për Selena Gomez e cila nuk do të jetë e pranishme në ndarjen e çmimeve. Dyshimet fillestare lidheshin me praninë e Justin dhe të fejuarës së tij, pavarësisht se ky i fundit ende nuk e ka konfirmuar praninë e tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më të rëndësishme në botën e muzikës.
Burime pranë Selenës kanë treguar për “Hollywood Life” se arsyeja e vërtet nuk ka të bëjë me ish-të dashurin e saj. “Ajo nuk do të jetë e pranishme pasi nuk do marrë asnjë çmim dhe nuk do performojë. E vetmja arsye pse Selena shkon në të tilla evente është marrja e çmimit dhe performanca për publikun”,-kanë zbuluar burime pranë këngëtares. Mbetet për t’u parë çdo bëhet me Justin, do kemi apo jo një paraqitje surprizë nga ai dhe partnerja e tij modele.