Edhe pse jemi mësuar ta shikojmë më shumë si aktore dhe jo si këngëtare, ajo di të këndojë në mënyrë fantastike!
Dikur na ka përlotur me performancën e saj në “Kënga Magjike”, bëhet fjalë për Laura Nezhën. Ajo u shfaq për herë të parë në “Kënga Magjike” në vitin 2011 me këngën “Jo se di”, një baladë që fitoi shpejt zemrat e publikut.
Mesa duket ajo k vendosur të na surprizojë sërish duke u ngjitur në skenën e “Kënga Magjike”, edhe pse pas 6 vitesh mungesë ajo na ka paralajmëruar me anë të një statusi në Instagram për rikthim e saj në skenën e muzikës.
“Pas shume vitesh, rikthehem me emocione në skenën ku prezantova këngën time te parë, në Kënga Magjike. “Je dashuri” të dielën.”− shkruan ajo.