Ajo njihet si një nga këngëtaret më të dashura për publikun.
Megjithatë nuk mund të themi se ka një marrëdhënie të mirë me mamanë e saj pas ribashkimit me ish të dashurin, Justin Bieber. Por kjo nuk e pengon aspak Selena Gomez që t’i dhurojë disa momente lumturie kushërirës. 25 vjeçarja ka bërë një gjest tamam për tu vlerësuar duke i dhuruar kushërirës Priscilla DeLeon fustanin e saj të ëndrrave. Kjo ndodhi në ditën kur Priscilla u fejua e cila më pas postoi momentin prekës në një video.