Ajo është njëra ndër reperet më të përfolura për momentin.
Pas paraqitjes në Billboard Music Awards, realizoi bashkëpunimin me dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora, Bebe Rexha dhe me Charlie X. Por Cardi B nuk ndalet. Ajo sapo ka publikuar klipin ‘Be Careful’, fabula e së cilit mbetet në mendje. Një romancë e shkuar keq ku reperja martohet në një Kishë në shkretëtirë ku edhe e paralajmëron partnerin të jetë i kujdesshëm. Por martesa e tyre papritur merr tjetër drejtim dhe këtë e tregon Cardi B ku shfaqet sërish në Kishë, por këtë herë për funeralin e bashkëshortit të saj gjersa e përplas arkivolin dhe këndon “Ti më bën të sëmurë”. Ajo di si të surprizojë dhe të tërheqë vëmendje.