INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur flet ‘troç’ për karierrën në muzikë: ‘Të jesh e suksesshme duhet të jesh pak e poshtër...’’

Këngëtarja e njohur flet ‘troç’ për karierrën në muzikë: ‘Të jesh e suksesshme duhet të jesh pak e poshtër...’’

Publikuar më: 20:01 26-05-2019

Ana Kabashi është një nga këngëtaret që ka hyrë fuqishëm në tregun muziko. Karierra e saj ka filluar pikërisht nga dy emisione ku këngëtaret bëhen të njohura për vokalin e tyre “The Voice” dhe “Albanian Got Talent”.

Në tregun e sotëm muzikor po vihet gjithnjë e më shumë theksi tek format bombastike të këngëtareve dhe vëmendja është zhvendosur disi nga vokali.

E pyetur rreth kësaj teme Ana kishte mendimin e saj, duke folur pa dorashka në emisionin “Thumb”. Ajo u shpreh se për të arritur majat duhet të shkelësh dikë dhe duhet të jesh pak e poshtër, por duket se nuk i pëlqen që ta bëjë këtë gjë.

'Kjo është edhe çështje fati, çështje stili, çështje shijesh të njerëzve. Secili ka momentin e vet, nuk e di kur kërcet. Unë jam këtu dhe jam shumë mirë sepse njerëzit e din shumë mirë kush është Ana Kabashi dhe për me arri majat duhet me kan pak njeri pa ndjenja. Duhet të bësh kompromise duhet të shkelësh dikë dhe duhet të jesh pak e poshtër. Është një lojë shumë e vështirë, është biznes', deklaroi Ana.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273