Ajo është një emër i njohur në muzikë dhe kinematografi. Me tipin e veçantë dhe shpërthyes që ajo ka, nuk mund të mos pritej edhe ky postim. Bella Thorne ka publikuar këtë imazh ku shfaqet e padepiluar dhe i bëri të gjithë të flasin për të.
E veshur me të brendshme dhe e mbështetur në një derë, pa u përpjekur fare t’i fshehë, këngëtarja ka zbuluar sqetullat e padepiluara. Qëllimi i fotos ka qenë krejt tjetër, por vëmendjen e njerëzve e ka marrë vetëm ekspozimi i zonës me qime.
Kujtojmë që ajo e ka bërë këtë edhe më parë dhe është shprehur se nuk i pëlqen të depilohet.