Ajo ishte njëra ndër këngëtaret e njohura që ishte në pritje të ëmbël.
Mbrëmjen e kaluar ka sjellë në jetë djalin e saj duke u bërë mama për herë të parë. Blerina Braka ka ndarë lajmin e gëzueshëm me ndjekësit, duke publikuar këtë foto pas lindjes, e gjendur në një dhomë të mbushur me tufa me lule. Edeil, ka vendosur ta quajë djalin. ‘Mire se erdhe ne jete biri im EDEIL. Faleminderit i madhi Zot që më bekove me këtë mrekulli, shkruan Blerina e emocionuar krah fotos.