Këngëtarja e njohur, Marjona Metohu është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur fillimisht bashkëshorti i saj, Taulanti, i cili ka ndarë në Instagram një foto shumë emocionuese nga salla e operacionit.
“Loti im, Matias”, ka shkruar ai, duke zbuluar kështu edhe emrin që e kanë pagëzuar djalin.
Më pas edhe Marjona postoi një foto me bebushin duke shkruar: "Je kuptimi jetës tone Matias, dhurata me e çmuar nga Zoti".