Këngëtarja e njohur Morena Taraku është një prej këngëtareve më të përfolura në showbizz-in shqiptar, e cila përveç talentit të saj në fushën e muzikës shpesh tërheq vëmendjen e njerëzve prej ku publikon foto provokuese të cilat marrin me mijëra pëlqime.
Morena është shumë e apasionuar pas tatuazheve dhe së fundmi kemi zbuluar edhe një personazh publik që ajo e adhuron.
Këngëtarja ka publikuar një foto në Snapchat ku shfaqet portreti i Michael Jackson në krahun e saj.
Po, portreti i yllit të popit është gdhendur në trupin e Morenës dhe ajo ka dashur që këtë ta ndajë me të gjithë ndjekësit.
“Kush tha që ai ka vdekur? MJ”, mbishkruan bukuroshja dhe për hir të së vërtetës tatuazhi duket i realizuar mjaft bukur!