INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur shqiptare çudit me deklaratën e saj: Babai i dhëndrit më gjuajti ditën e dasmës... [FOTO]

Këngëtarja e njohur shqiptare çudit me deklaratën e saj: Babai i dhëndrit më gjuajti ditën e dasmës... [FOTO]

Publikuar më: 21:20 30-05-2018

Kësaj i thonë “mos të raftë se s’ke ça i bën” 

Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare me një vokal për t’u admiruar dhe shumë e dashur nga publiku. Mirëpo profesioni i saj ka edhe ato momentet e sikletshme të cilat sa të tilla janë edhe për të qeshur. Bëhet fjalë për Era Rusin e cila ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Top Shoë Magazine ku ka rrëfyer një histori të pazakonte që i ka ndodhur në një dasmë ku do këndonte.

“Më mori dikush në telefon dhe më ofroi që të këndoja në dasmën e djalit të tij. Që në takimin e parë vura re që ishte pak e çuditshme sepse pyesja dhëndrin, përgjigjej babai. I thashë: më falni zotëri, juve martoheni apo djali? Jo – më tha – e di unë”, tregon ajo.

Por a foli me dhëndrin ndonjëherë?

“Kush ja dëgjoi zërin djalit. Fola me babain”, shton Era duke qeshur.

Më pas, këngëtarja tregon sikletin që kishte për një muaj e gjysmë, deri kur u bë dasma.

“Babai i djalit më merrte çdo ditë në telefon. Kemi dasmë – më thoshte. Kemi – i thosha unë! Ditën e dasmës së tij më ngel makina në autostradë dhe i them që më ka ngelur makina. Mos e vrit mendjen – më tha – presim deri sa të vish ti. Babi i dhëndërit po më gjuante sade fare, edhe në sy të gruas. Ça do të bësh pastaj? – më pyeti. Do të fle gjumë. – i thashë. Që nga kjo kohë, vendosa të marr menaxher se nuk i përballoja të tjera si kjo”, tregon Era duke qeshur.

rara.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036971569061279