Calabasas" e cila ndryshe njihet dhe si lagja e VIP-ave në Kaliforni është përfshirë nga flakët për shkaqe ende të panjohura.
Zona e banuar nga emrat e njohur të showbizz-it dhe Hollivudit si Kim Kardashian, është evakuar menjëherës sapo zjarri ka filluar.
Ndër banorët e zones është dhe këngëtarja shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj e cila jeton në të njëjtën shtëpi me make up artistin e njohur të Kardashians, Mario.
Nëpërmjet postimeve në Instagram, Kim K ka treguar se i është dashur të evakuojë shtëpinë për një orë teksa është lutur që të gjithë banorët të jenë të sigurtë.
Anxhelina gjithashtu nëpërmjet Instastories ka ndarë me ndjekësit se është shëndoshë e mirë teksa po përpiqet që të qëndrojë positive në këtë situate të frikshme.