IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Këngëtarja e njohur shqiptare e pranon në emision: Jam ngacmuar seksualisht…[FOTO]

Këngëtarja e njohur shqiptare e pranon në emision: Jam ngacmuar seksualisht…[FOTO]

Publikuar më: 13:33 08-02-2021

Këngëtarja Tringa Key ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Showbiz”, në RTV Ora. Ajo ka folur gjerë e gjatë, si për jetën private, ashtu dhe atë profesionale.

E pyetur rreth prapaskenave më të shëmtuara të muzikës, Tringa ka treguar se i ka ndodhur të mos e paguajnë pasi ka kënduar.

“Ka ndodhur dy herë që nuk më kanë paguar , kur ka ardhur puna tek pagesa më kane thënë ka ikur pronari dhe nuk kam marrë asgjë”, është shprehur ajo.

Më tej, këngëtarja është pyetur nëse është ndjerë ndonjëherë e ngacmuar seksualisht në vendet e punës. Tringa ka treguar se kjo i ka ndodhur shpesh herë.

“Po shumë, ka shpesh raste. Jo veç mua, po çdo femre i ndodh. Ne e kemi një punë pak më të vështirë, se na bie të punojnë më shumë natën. Ka njerëz që janë të dehur, ka lloj lloj njerëzish”, tha këngëtarja.

 Tringa-Kay-2.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.00335693359375