Është padyshim një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar, e cila prej vitesh i ka dhuruar shumë skenës shqiptare.
Sot duket se Leonora Jakupi feston ditëlindjen e personit më të dashur për të, nënës së saj.
Nëpërmjet një postimi në Instagram këngëtarja ka dedikuar një urim mjaft të ëmbël dhe emocionues.
“O Nënë , o drita e syve te mi, dielli qe ndriçon rrugën time! Te pafsha te lumtur e te buzëqeshur gjithmonë. Çdo fjale çdo falënderim është i vaket krahasua me sakrificen dhe mundin tend per neve…
Ti je dhe do mbetesh ma e madhja dashni e imja! Urime ditelindjen engjelli im!”, ka shkruar këngëtarja.