Pas një ndeshje jashtëzakonisht interesante, një nga më të bukurat e viteve të fundit, britaniku Anthony Joshua ka arritur të mposhtë njërin ndër boksierët më të mirë në historinë e boksit, Ëladimir Klitschkon, duke e nokautuar në raundin e 11, para 90 mijë tifozëve në stadiumin legjendar ‘Wembley’.
Kjo ishte fitorja e 19 në 19 ndeshje për 27 vjeçarin britanik, që ka një të ardhme të madhe para vetes, i cili në shkallët e stadiumit ka patur një tifoze speciale, këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Ylli i muzikës ka qenë prezente në Wembley pme babain e saj Dukagjinin për të mbështetur Joshua-n.
Le të themi që ia ka vlejtur!