Shpesh tatuazhet që zgjedhin të bëjnë, flasin shumë për karakterin apo jetën e personave publikë. Edhe këngëtarja shqiptare, ka vendosur të shtojë një të tillë në trupin e saj. BabyGee jeton në Londër, por këto ditë ndodhet në vendin e saj. Mes aventurave dhe momenteve interesante që po kalon këtu, ajo ka menduar të realizojë edhe një tatuazh të ri. Simbolin e të mirës dhe së keqes në pjesën e pasme të qafës. Gordana nuk na zbulon vetëm tatuazhin, por edhe kuptimin e tij. “Çdo e mirë e ka një të keqe dhe çdo e keqe e a një të mirë’, shpjegon ajo.
Vetëm para pak javësh këngëtarja ishte në qendër të vëmendjes për shkak të sherrit me ish mikeshën e saj të ngushtë. Ndërkohë aktualisht ka vendosur të përqëndrohet tek vetja dhe tek muzika.