INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur shqiptare tregon si u njoh me partnerin: ‘Këtë mendjemadhen do ta bëj për vete’ [FOTO]

Këngëtarja e njohur shqiptare tregon si u njoh me partnerin: ‘Këtë mendjemadhen do ta bëj për vete’ [FOTO]

Publikuar më: 18:27 03-05-2019

Ajo është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore në Shqipëri. Bëhet fjalë për Valbona Halili, e cila ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan, ku ka folur për klipin më të fundit që ka puplikuar, me titull ‘Zemrën ma ke borxh’.

Këngëtarja ka folur dhe për jetën e saj private, ku ndër të tjera ka treguar takimin e parë me bashkëshortin.

‘U bënë vite që jam njohur me Arturin. Ka qenë koncerti im i parë në Zvicër kur jemi takuar për herë të parë, ai është muzikant. Më bëri për vete dhe kuptova që mes nesh lindi diçka. Me kalimin e kohës gjërat erdhën natyrshëm dhe lidhja jonë u finalizua me ardhjen në jetë të tim biri. Arturi është një baba shumë i mirë dhe krahu djathtë i imi. Ai ishte tirons tipik dhe më ngacmoi shumë, unë delikate në natyrën time, por ma mori zemrën. Ne ishim grup kur shkonim nëpër koncerte dhe ai thoshte: ‘Këtë mendjemadhen do ta bëj për vete dhe më bëri’, tha Valbona.

halili-933x445.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004