INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur shqiptare u bën ''dalje'' meshkujve: Dua vajza BOSS-e, s’kam kohë për... [FOTO]

Këngëtarja e njohur shqiptare u bën ''dalje'' meshkujve: Dua vajza BOSS-e, s’kam kohë për... [FOTO]

Publikuar më: 19:48 11-06-2018

Ajo është një nga këngëtaret më “IN” të momentit dhe shumë e pëlqyer nga publiku. Është gjithnjë e lakuar në mediat rozë, jo vetëm për projektet muzikore por edhe për sherret në shoebizz apo edhe për fotot provokuese që publikon.

Ditën e sotme Baby Gi ka habitur të gjithë kur në një postim në profilin e saj në Instagram ka shkruar se kërkon vajza “BOSS-e”, ose siç i themi ne në gjuhën e përditshme “Njishe”.

“Kam nevojë për disa vajza “Bosse”. Më shkruani. Një ditë do të jetoj në një vilë të madhe me vajza të tilla! Do jemi të lumtura dhe do të sigurohem që të gjitha vajzat e mia të jenë të kënaqura. Punoni, punoni, punoni, nuk ka kohë për meshkujt. Më dërgoni fotografitë tuaja dhe më flisni pak për veten.”- ka shkruar ajo.

bekbni.png

Article Logic
Execution time: 0.0055680274963379