INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja e njohur zbulon si kanceri në gji i hoqi përgjithmonë mundësinë për t’u bërë nënë [FOTO]

Këngëtarja e njohur zbulon si kanceri në gji i hoqi përgjithmonë mundësinë për t’u bërë nënë [FOTO]

Publikuar më: 09:35 05-05-2019

Ikona e muzikës pop, Kylie Minogue, foli më hapur se kurrë për kancerin në gji që në vitin 2005, i ndryshoi jetën përgjithmonë.

“Isha 36 kur u diagnostikova. Të themi të drejtën, ishte tashmë vonë për shumë gjëra.”, u shpreh ajo për “Sunday Times Style”.

Lidhur me dëshirën për të patur fëmijë, 50- vjeçarja shpjegoi:

“Ndonëse atë kohë s’e kisha në mendje, gjithçka ndryshoi.”

Dhe teksa tenton të mbetet kurdoherë pozitive, Kylie Minogue nuk mundi të mos ndante se në mendjen e saj, ka shumë “sikur-e”.

“Nuk dua ta mbaj mendjen aty, sigurisht, por e vras mendjen sesi do të ishte. Njerëzit mund të thonë se ka plot mënyra, por nuk e di.”

“Unë jam 50 vjeçe tani, e kam marrë jetën më shtruar. S’mund të them se s’kam pendesa, por nëse do ta klasifikoja si peng, do ta kisha më të vështirë të ecja para, kështu që përpiqem ta filozofoj sa më shumë që mundem. Duhet ta pranosh ku je dhe të vazhdosh jetën.”

Ndër të tjera, Kylie Minogue foli edhe për marrëdhënien e saj me 45- vjeçarin Paul Solomons, drejtor krijues i revistës “GQ” britanike.

“Kam takuar dikë me të cilin ndihem mirë. Po shkon siç duhet.”

Ishte në kulmin e suksesit kur u diagnostikua me kancer në gji në 2005-ën. Asokohe iu desh të anulonte turin e saj botëror “The Greatest Hits” si edhe të tërhiqej nga festivali i Glastonburry-t.

Por, siç zbuloi Kylie Minogue për Ellen Degeneres, mjekët e konsideruan „të shëruar“ përpara kohe, edhe pse në të vërtetë lufta me kancerin në të vërtetë nuk kishte marrë fund akoma.

Ajo e përfundoi trajtimin e saj në Francë, ku atë kohë pati një shumëfishim të numrit të grave që shkonin të kontrollonin gjirin, diçka që u quajt “Efekti Kylie”./iconstyle

Article Logic
Execution time: 0.0051190853118896