Ka rezultuar tragjik koncerti i fundit i këngëtares së “The Voce”, Christina Grimmie.
Ajo ka ndërruar jetë pasi është qëlluar në koncertin e saj mbrëmjen e së premtes në Orlando, Florida. Nëpërmejt një statusi në Twitter, policia e Orlandos ka konfirmuar se këngëtarja 22 vjeçare ishte viktimë e një sulmi të shtënash me armë në “The Plaza live”, vend ku ajo do të performonte. Këngëtarja ka qenë duke nënshkruar autografe pranë një tavoline kur një burrë i armatosur me dy arme iu afrua dhe e qëlloi. Menaxheri i saj në një deklaratë të dhënë për “People” është shprehur shumë i lënduar për humbjen e Christina-s e cila për fat të keq nuk mundi t’iu shpëtojë plagëve të marra. Kujtojmë që Grimmie ka qenë pjesë e sezonit të gjashtë të kompeticionit muzikor “Thë Voice” dhe ka qenë në skuadrën e Adam Lavine.
Still the best Voice audition I've ever seen. #RIPChristina https://t.co/NxHct8hz0M
— Swagniss EverMeme (@pvoight95) June 11, 2016