Emeli Sande, këngëtarja britanike me famë botërore, ka dhuruar një spektakël të vërtet mbrëmjen e djeshme për të gjithë adhuruesit muzikës .
Duke sfiduar temperaturat e ulta dhe nën tingujt e këngëve “Cloën”, “My kind of love”, “Hurts”, “Read all about it" Emeli elektrizojë sheshin Skënderbe.
E siç është bërë traditë nga bashkia e Tiranës, dhe me mbështetjen e Vodafone Albania festimet e Natës së Bardhë të kalojnë në nën tingujt e muzikës së këngëtareve me famë botërore.
Megjithatë britanika, Emeli Sande nuk harrojë që gjatë performancës të uroj shqiptarët dhe për festën e Çlirimit.
Duke vlerësuar vizitën në vendin tonë dhe muzikën e saj, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dhuruar këngëtares së njohur “Çelësin e qytetit” i një kujtesë që nëse do të rikthehet do ta gjej gjithmonë derën e hapur.
E nuk kishin si të mungonin në këtë koncert të magjishëm edhe interpretimet e këngëtarëve shqiptar si Alban Ramosaj dhe Kamela Islamaj.