INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja greke në lot, Eleni nuk e mohon: U mërzita pasi është ...!

Këngëtarja greke në lot, Eleni nuk e mohon: U mërzita pasi është ...!

Publikuar më: 11:22 09-05-2018

Mbrëmë nisi Festivali Europian i Këngës, kompeticioni muzikor më i ndjekur në kontinent. Pjesmarrja e Shqipërisë me Eugent Bushpepën, suksesi i tij dhe kalimi në fazën finale entuziazmoi gjithë shqiptarët që ndoqën natën e parë gjysmë finale. Me shumë interes u ndoq edhe këngëtarja Eleni Foureira, e cila edhe pse ka ndërtuar karrierën në Greqi dhe ka tentuar shpesh të garoj me flamurin e Greqisë, i vuri flakën skenës me ‘Fuego’ nën ngjyrat e Qipros. Nisur nga kjo, por edhe nga fakti që Eleni bëri simbolin e shqiponjës me Eugentin, mjaftoi që për ditë të tëra në mediat greke të ngriheshin panele televizive ku e quanin të tepruar këtë veprim, madje edhe provokim për ‘Shqipërinë e madhe’.

Sot mediat greke kanë një tjetër debat të zjarrtë, kënga e tyre nuk u kualifikua në finalen e Eurovision. Yianna Terzi mesa duket nuk e bindi publikun evropian për ta kaluar në natën finale ndërsa mediat greke kanë treguar pamjet e këngëtares në lot pas mbarimit të festivalit. Ajo është pritur me duartrokitje nga ekipi ndërsa nuk ka mbajtur dot lotët. Po Eleni çfarë tha për fqinjët? Këngëtarja rrëfeu se në fillim nuk po kuptonte asgjë nga zhurma në vendin ku rrinin gjithë artistët dhe se e kishin njoftuar anëtarët e ekipit të saj se Greqia nuk është në finale.

“U mërzita shumë, shumë, shumë. Është atdheu im’’ – tha ajo për gazetarët grekë në skenën e Eurovision.  

aaa.jpg

collage.jpg

Mbrëmë
Article Logic
Execution time: 0.0035550594329834