INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja që bashkëpunoi me Kastro Zizon zbulon arsyen pse doli me tuta gjatë prezantimit të këngës te “E diela shqiptare” [FOTO]

Këngëtarja që bashkëpunoi me Kastro Zizon zbulon arsyen pse doli me tuta gjatë prezantimit të këngës te “E diela shqiptare” [FOTO]

Publikuar më: 19:55 25-11-2017

As maces, as gjinkallës, as chupa chupas-s, por këngët e fundit të Kastro Zizos përçojnë shumë mesazhe. Kantautori i njohur preku zemrat e të gjithëve me interpretimin e këngës “Pa faj” në “Kënga Magjike” duke sjellë në këtë festival dramën e babait të penduar për vajzën, si një fenomen që ndodh shpesh sot. Dhe për ta përçuar më mirë këtë mesazh, ai ka bashkëpunuar me 17-vjeçaren Rea Nuhu.
Të gjithëve na bëri përshtypje pse Rea u shfaq e veshur me tuta tek “E diela shqiptare” dhe së fundmi në një intervistë për “Jo vetëm modë”, ajo zbuloi se përse u shfaq e veshur me atë veshje.
“Veshja ime në prezantimin e këngës ka qenë rastësi. Atë ditë që ishim tek “E diela shqiptare”, kisha veshur një fustan, por duke parë që Kastro ishte shumë ‘caual’, ishte veshur si baba trendy siç është në jetën e përditshme dhe unë kisha veshur një fustan klasik, bëmë një provë dhe nuk shkonim dhe vesha rrobat e provës. Por, isha vetja me ato rroba”, tha Rea.

spllif.png

Article Logic
Execution time: 0.0037071704864502