Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Armando Sadiku, po përflitet prej disa kohësh për një flirt me këngëtaren Fibi.
Në miqësoren e fundit ndaj Bosnjës, Armando Sadiku pati një tifoze të veçantë në shkallët e stadiumit të Elbasanit. Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare, Daniela Kamberi, e njohur si Fibi, e cila u përfol për një lidhje të mundshme me sulmuesin nga Elbasani.
Bukuroshja e njohur nuk e ka mohuar asnjëherë lidhjen e mundshme me sulmuesin shqiptar, por edhe nuk i ka aprovuar zërat.
Fibi është fotografuar në stadium me bluzën e Sadikut dhe shpeshherë në rrjete sociale vërehen shkëndija mes tyre me pëlqime të postimeve, çfarë ka hedhur dyshime për një flirt mes tyre.
Madje edhe një tjetër lojtar i Kombëtares, Taulant Xhaka, është shpesh aktiv duke i pëlqyer foto të ndryshme seksi që hedh këngëtarja.
Nuk dihet nëse Taulanti është thjesht një admirues i saj, si një këngëtare me forma trupore tërheqëse.