Morena Taraku është padyshim nga femrat më të bukura dhe seksi shqiptare.
Bukuroshja, e cila fitoi edhe titullin miss njihet për jetën dhe paraqitjet luksoze, me të cilat u bë shpeshëherë lajm.
Por emri i saj në media kësaj radhe po lakohet për një tjetër arsye.
Si duket bukuroshen do ta shohim si protagoniste në videoklipin e ri të reperit Ledri Vula.
Dyshimet nisën pas disa komente të shkëmbyera mes Morenës e Ledrit në postimin e bërë nga reperi, i cili zbuloi një pjesë të këngës.
Më vonë zeshkanja seksi publikoi një fotografi me mbishkrimin “Mo” që lidhet me titullin e këngës së artistit.
Dyshja kanë qenë në të njëjtën kohë në Dubai atje ku reperi xhiroi videoklipin e ri.