Shumë artistë të famshëm shqiptarë kanë arritur të kenë mbi 1 milion ndjekës në INSTAGRAM dhe kësaj liste i është shtuar një tjetër këngëtare shqiptare. Bëhet fjalë për Morena Tarakun e cila për të festuar se arriti 1 milion ndjekës në “Instagram”, ka postuar një foto mjaft seksi.
Këngëtarja ndodhet me pushime në Tajlandë, nga ku ka ndarë me fansat poza provokuese me bikini. E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, teksa ka postuar një imazh ku shfaqet me rroba banje të bardha, e në kokë mban një kapele të madhe të zezë.
“Me dashuri, 1 milion”, shkruan Morena bashkëngjitur me foton që në pak minuta arriti që të merrte mijëra pëlqime. E sigurisht që nuk mungojnë as komentet në pozën provokuese.