INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare bën rrëfimin e rrallë! Tregon arsye pse është tërhequr nga skena muzikore...[FOTO]

Këngëtarja shqiptare bën rrëfimin e rrallë! Tregon arsye pse është tërhequr nga skena muzikore...[FOTO]

Publikuar më: 11:20 12-07-2018

Ndoshta e keni pëlqyer shumë për performancat e saj në skenat muzikore por tashmë e kemi parë që e ka pakësuar goxha axhendën në këtë aspekt.

E kemi fjalën për këngëtaren Rezarta Shkurta e cila ka treguar edhe arsyen se pse është larguar paksa nga skena muzikore.

Me një postim në Instagram, në një poll që ka bërë këngëtarja, një fans e ka pyetur: “Kur do na bësh ndonjë këng se na ka marrë malli?”.

Rezarta ka surprizuar me përgjigjen e saj duke thënë: “Do jem shumë e sinqert me ty! Unë kur u bëra nënë i braktisa koncertet, pasi është shumë e pamundur, të rrisësh një fëmijë dhe ndërkohë të udhëtosh e të këndosh mbrëmjeve! Janë hero të gjitha mikeshat e mija që e bëjnë. Por nëse nuk shkon në koncerte, muzika kthehet në shpenzim pa fitim. Dhe unë nuk kam arsye të shpenzoj aq shumë para për një këngë, kur ato para mund ti shpenzoj për të argëtuar Bebushen Time”, shkruan Rezarta Shkurta në përgjigjen e saj publike.

Epo të jesh nënë është një ndjesi që do përkushtimin e merituar! Rezarta mesa duket po jep maksimumin në këtë aspekt.../intv.al

asd.png

Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039