Pas një viti që jetuan larg njeri-tjetrit, këngëtarja Vesa Luma i është bashkuar bashkëshortit të saj Big Basta për të filluar jetën e re së bashku në Zelandër e Re.
Së fundmi, Vesa na ka habitur të gjithëve me anë të një postimi në Instastory.
Këngëtarja ka ndarë me miqtë e saj në Instagram disa momente të ambientit ku jeton. Por diçka jo fort e këndshme i ka ndodhur Vesës.
Ajo ka publikuar një video ku shihet që shkon drejt pasqyrës duke thënë e kuqe e kuqe, ndërkohë që mbi video shkruan: “E djegur, e përvëluar”, duke lënë të kuptohet që rrezet e diellit të marra në Zelandë, e kanë djegur goxha.
Epo mesa duket ndryshimi i klimës nuk është përballuar dhe aq mirë nga Vesa Luma, gjithsesi urojmë që ajo ta marrë veten sa më shpejt.