INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare do të vishet me të bardha, po dhëndri kush është ?[FOTO]

Këngëtarja shqiptare do të vishet me të bardha, po dhëndri kush është ?[FOTO]

Publikuar më: 12:13 12-04-2018

Zëri i saj i veçantë e ka bërë publikun për vete dhe si të gjithë Vip-at e showbizz-it nuk mund të largohej nga vëmendja përsa i përket jetës së saj private dhe sidomos marrëdhënies në çift.

E kemi fjalën për këngëtaren Marsela Çibukaj, e cila edhe pse nuk e ka shprehur ndonjëherë në publik mesa duket një mashkull ja ka rrëmbyer zemrën.

E ftuar në emisionin e ri ‘Talk Talk’ të ‘Revistës Class’, Marsela ka treguar për herë të parë për planet e saj të ardhmshme.

E pyetur cili është personi parë, telefonata e të cilit e lumturon në mëngjes, Marsela u përgjigj: “Aktualisht, është një person që po më dhuron lumturi, kështu që më pëlqen ta filloj ditën me një ‘mirëmëngjes’ nga ana e tij.”

Këngëtarja nuk ka preferuar të zbulojë më shumë për mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën, por pranon se edhe profesioni i tij lidhet me artin.

“Jemi gjithmonë në botën e artit , të themi kështu.”, është shprehur Marsela duke preferuar kështu që gjithçka të ngelet e fshehtë.

saerg_q34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036802291870117