INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare e penduar në kulm për operacionet plastike: “Më kanë deformuar, mos arrini kurrë deri këtu” [FOTO]

Këngëtarja shqiptare e penduar në kulm për operacionet plastike: “Më kanë deformuar, mos arrini kurrë deri këtu” [FOTO]

Publikuar më: 19:59 14-09-2017

“Pro” apo “Kundër” operacioneve plastike është një temë që do të jetë gjithmonë e diskutuar dhe sigurisht pa një përgjigje përfundimtare.

Janë pikërisht personazhet publikë, sidomos artistët ata që janë bërë “objekt sulmi” për ndërhyrjet estetike, ku ka nga ato që i pranojnë hapur ndërkohë që ka edhe nga ato që i mohojnë kategorikisht.

Por jo gjithmonë rezultati del perfekt dhe ndodh që të pendohesh, pavarësisht se është shumë vonë.

Një rast i ngjashëm është ai i këngëtares së njohur shqiptare Jolanda Dhamo. Ajo ishte e ftuar te Rudina Magjistari për të promovuar klipin e saj më të ri që mban titullin “Falmë”. Ndonëse këngëtarja gjithmonë e ka thënë haptazi që ka kryer operacion plastik në buzë, gjithashtu shprehet: “Ka qenë gabim, më mori edhe mua rryma. Para 6 vjetësh, unë mund të kem qenë e treta, e katërta, por e para që e kam thënë hapur. Kur vjen puna për ta deklaruar, del Jolanda e para, sepse askush nuk e pranon. Gjithsesi, unë nuk e bëj për të fituar pikë, por e vërteta është e vërtetë. Të mos arrijnë deri këtu kurrë. Nga ai operacion unë nuk u bëra më e bukur, thjesht më kanë deformuar.” – ka thënë këngëtarja duke shtuar se se nuk do t’i këshillonte vajzat të bënin të njëjtën gjë.

DHAMO.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034880638122559