INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare e pranon hapur! ‘E kam heq me fotoshop se…’

Këngëtarja shqiptare e pranon hapur! ‘E kam heq me fotoshop se…’

Publikuar më: 17:34 17-08-2018

Ndodh shpesh të shohim dështimet e fotoshop-it tek fotot e njerëzve të famshëm të cilët përpiqen që nëpërmjet tij të fshehin defektet.

Dhe po aq here prej këtyre dështimeve ata përfundojnë duke u dukur më qesharakë se sa defekti që po përpiqeshin të mbulonin.

E ndërkohë ka nga ata vip-a të cilët kompleksohen kur fansat ua vënë në dukje përdorimin e fotoshop-it, e të tjerë si puna e Ronelës nuk e kanë problem ta thonë troç dhe hapur.

Së fundmi këngëtarja ka postuar një foto ku dukej mjaft natyrale dhe e thjeshtë në look, ndryshe nga si jemi mësuar t’a shohim.

Por, ndjekësit e saj në Instagram kanë qenë të shpejtë për të kuptuar se diçka nuk shkonte me dorën e saj.

Ronela nuk e ka mohuar faktin që ka përdorur fotoshop dhe ka komentuar :

"E kam hequr me fotoshop se nuk më pëlqente si dorë".

Pastër, thjeshtë, bukur dhe siç vetëm Ronela di, pa dorashka!

ronela1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832