Maluma është një nga këngëtarët më të pëlqyer në të gjithë botën. Maluma është kthyer tashmë në idhullin e shumë femrave jo vetëm për këngët e tij të cilat dëgjohen në të gjithë botën por edhe për pamjen dhe mënyrën se si sillet në publik. Këngëtari latin në një kohë shumë të shkurtër ka bërë për vete shumë fansa, mbi 34 milionë të tillë, sukses për të cilin e uroi edhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha e cila i tha: Papi, je shumë i famshëm”. Mirëpo Papi është një term që përdoret për të treguar afeksion ndaj një mashkulli, tamam si “daddy” në anglisht.
Jo vetëm nga ky koment, por edhe nga shumë komente të mëparshme ku nuk kanë munguar zemrat e deklaratat e bukura, shumë fansa kanë aluduar se ata mund të kenë diçka më shumë se miqësi, por Maluma ka treguar edhe një herë se është shumë i lumtur me romancën e tij me Natalian.
Ai ka publikuar një foto me të dashurën e tij dhe ka vendosur një zemër si për t’u treguar të gjithëve që është shumë i lumtur me të.