E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, të Eraldo Rexhos, këngëtarja shqiptare, e njohur si Xheisara ka bërë deklaratën e papritur.
Në rubrikën më pikante të emisionit, “Në shtrat me Xheisarën”, ajo ka folur mbi të rejat më të fundit në karrierë, por edhe në aspektin personal, ku nuk ka ngurruar të rrëfejë edhe disa të vërteta që ‘bëjnë zhurmë’.
Xheisara u pyet nga gazetari Andi Vrapi nëse ishte ngacmuar ndonjëherë nga kolegët, dhe ajo jo vetëm që e pohoi diçka të tillë, po tregoi edhe emrin e artistit që e kishte ngacmuar.
“Po, jam ngacmuar. Eriku në fillim më ka ngacmuar. Sigurisht, kjo ka ndodhur para se ai të martohej, por tani jemi miq shumë të mirë”,deklaroi këngëtarja.