INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare e thotë TROÇ: Jam ndjerë e bullizuar nga kolegët ... [FOTO]

Këngëtarja shqiptare e thotë TROÇ: Jam ndjerë e bullizuar nga kolegët ... [FOTO]

Publikuar më: 20:21 29-06-2019

Jo gjithmonë marrëdhëniet mes kolegëve janë më të mirat e mundshme. Ka shumë raste kur mes tyre krijohen pakënaqësi, mërira e situata shkon shpesh deri edhe në nivele të bullizmit.

Orgesa Zaimi e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, ka treguar se ajo vetë është ndjerë e bullizuar nga kolegët e saj, personazhe të njohur për median dhe publikun.

Pa dashur të tregojë emra konkretë Orgesa ka rrëfyer:

“Jam ndjerë e bullizuar nga kolegët…Nuk dua të mburrem për kauzat që kam mbështetur deri tani. Dhe nuk ka pse e bën askush. (Prej tyre)Fiton më shumë se një vlerë monetare. Unë prej disa vitesh jam mbështetëse e fondacion DSA(Down Syndrome Albania). Fillimisht ishte miqësia që kisha me drejtoreshën dhe më vonë me kalimin e kohës bëra shokë, u bëra shumë shokë me ata. Fakti që fillova të ftoja edhe shumë kolegë të mitë, filluan më thonin po ti je bërë si “Nënë Tereza e Skraparit”, më tha njëra. Aty patjetër do ndjesh bullizëm. Ose kur ja thuaj dikujt këtë projekt dhe i thua është humanitar, ndihmues pa pagesë, aaa po jo se kam një punë unë. Mua nuk më pëlqeu. Si mund të ndihesh për këtë?”

Edhe pse në ekran shohim shpesh personazhe që bëjnë bamirësi dhe janë pro tij, në prapaskenë ka edhe nga ata që nuk e bëjnë këtë gjë e madje shpesh kritikojnë edhe të tjerët.

orgesa-640x357.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936